I emëruar i Edi Ramës në bashkinë e Vaut të Dejës ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike për nisjen e verifikimeve.

PD-ja akuzoi sot se Mark Babani ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Gjatë një deklarate për mediat, Babani ka hedhur poshtë akuzat, duke sqaruar se nuk ka pasur kurrë probleme me drejtësinë jashtë vendit dhe ka lëvizur lirisht vazhdimisht për shkak të bizneseve të tij.

Babani ka sqaruar edhe çështjen e mbajtjes se disa identiteteve, që lidhen me ndryshimin e mbiemrit dhe të datës së lindjes, që po sipas tij, i ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit.

Babani ka mbajtur emrat: Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965, Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967 dhe Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968.

Gjatë deklaratës së tij, Babani nuk ka pranuar që çështja e tij të krahasohet me atë të Valdrin Pjetrit, ndërsa paralajmëron se do të bëjë denoncim ndaj PD-së.