Meta: Në 8 qershor do digjej kuvendi i Shqiperisë, shmanga trazirat

Presidenti Ilir Meta tha para komisionit hetimor se një nga arsyer që e coin ë shtyrjen e zgjedhjeve lokale ishte edhe situata në vend, ajo politike dhe sociale.

Ai shtoi se në datë 7 qershor pati informacione të besueshme të cilat janë sekrete, se në protesten e 8 qershorit do të kishte trazira të mëdha jo vetëm plagosje e me keq sesa kaq të njerezve.

Meta tha se informacionet që ai mori do të digjej kuvendi I Shqiperisë.
Ai shtoi se kjo ngjarje mund të sillte pasoja të mëdha për vendin dhe imazhin e tij.
Kjo bëri që ai bashkë me stafin e tij të vendoste ç’dekretimin e 30 qershorit në mënyrë që palëtr të reflektonin dhe situata të qetësohej.
Si president i vendit isha i detyruar te shihja interesin kombetar te vendit dhe nuk mund te lejoja qe imazhi yne te cenohej me te tjera trazira qe do demtonin edhe integrimin.

Pikërisht më datë 7 qershor përpara se Presidenti të shfuqizonte 30 qershorin ka marë një informacion të deklasifikuar, me pak fjalë, ky informacion thotë se persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e organizuar nga opozita në 8 qershor për akte të ndryshme.

Ky akt nuk do të sillte vetëm plagosje në radhët e qytetarëve e policiëve, por edhe dëmtim të imazhit të vendit nëpërmjet djegies së kuvendit, kështu së bashku me ekipin tim të sigurisë kombëtare gjykuam se ishte moment I duhur për të parandaluar një ngjarje që mund të sillte pasoja të mëdha. Informacioni që kam është sekret por I besueshëm.

Nese duhet ta bëj publik, do të më duhet të konsultohem me institucionet që na e dhanë këtë informacion dhe pastaj duhet të shohim certefikatet e sigurisë së anëtareve të komisionit hetimor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...