Ditet ne vijim duket se kane rezervur surpriza per shenjat e horoskopit.

 

Duke filluar nga dita e djeshme, Venusi është zhvendosur në shenjën e Virgjëreshës duke sjellë një burim të ri energjie për të gjitha shenjat, ndonëse disa prej tyre nuk do të jenë edhe aq me fat. Zbuloni më poshtë ç’do të ndodhë me horoskopin deri në fund të gushtit.

 

Dashi: Ndiheni të lënë pas dore nga një njeri shumë i dashur, por keni fri.kë ta kërkoni vetë i pari? Ndoshta duhet të lini mënjanë egon e sëmurë dhe të merrni vetë hapin e parë. Venusi është në anën tuaj.

 

Demi: Demi është i pari që do të përfitojë nga kalimi i Venusit në shenjën e Virgjëreshës, sidomos në planin psikofizik. Fillimi i shtatorit do të jetë i vrullshëm dhe përgjegjësi të reja.

 

Binjakët: Binjakët do të kenë disa probleme shëndetësore gjatë ditëve të fundit të muajit, mirëpo gjërat do të përmirësohen dukshëm në vijim. Venusi ju këshillon të tregoheni të kujdesshëm në marrëdhëniet në çift, kini kujdes me shpenzimet.

 

Gaforrja: Të lindurit në shenjën e Gaforres nuk do t’i keni punët fare mirë me Venusin, sidomos kur bëhet fjalë për financat. Duhet të reduktoni në maksimum shpenzimet.

 

Luani: Kjo nuk është periudha më e mirë për Luanin, i cili ndryshe nga më parë nuk ka as më të voglën dëshirë për të qenë në qendër të vëmendjes. E vetmja gjë që do të donit në këto momente është të ikni larg, të mos flisni me njeri dhe të mos merrni asnjë impenjim.

 

Virgjëresha: Quajeni veten me fat, pasi Venusi do t’ju furnizojë me shumë energji gjatë gjithë gushtit dhe shtatorit. Jeta sentimentale shkon më mirë se kurrë. E njëjta gjë vlen edhe për punën.

 

Peshorja: Një mik shumë i rëndësishëm do të ketë nevojë për ndihmën tuaj, dhe si gjithmonë nuk do të hezitoni t’i zgjasni dorën atyre që kanë nevojë për ju.

 

Akrepi: Venusi do të përmirësojë dukshëm komunikimin me partnerin/partneren, gjë e cila do të ndikojë në mbarëvajtjen e marrëdhënies suaj.

 

Shigjetari: Pas Gaforres, Shigjetari është shenja e dytë që do të ‘vuajë’ gjatë dy javëve të para të shtatorit për shkak të pranisë së Venusit. Ndoshta duhet të kërkoni gabimin tek vetja dhe jo tek yjet.

 

Bricjapi: Merrni frymë lirisht, ky është momenti juaj dhe duhet ta shijoni të gjithin.

 

Ujori: Ndoshta kjo nuk është periudha më e mirë e Ujorit, por as më e keqja. Është thjesht një fazë neutrale në të cilën nuk keni dëshirë të bëni asgjë. Mos u shqetësoni, do të kalojë.

 

Peshqit: Venusi do të tregohet bujar me Peshqit gjatë 10-ditëshit të parë të shtatorit. Keni kohë që planifikoni të ndryshoni shtëpi dhe vend punë, mos prisni më gjatë ky është momenti i duhur.