Kjo jave fillon me ndikimin e henes se plote e cila do sjell shume ndikime romantike dhe takime te bukura.

Nuk do mungoj frymezimi artistik dhe krijimtaria artistke. Dashamiresia, ndihma ndaj te tjereve do jete edhe kjo nje tipar dallues i kesaj jave. Kujdes duhet treguar tek premtimet qe jepen pasi mund te mos mbahen, njofton Meri. Lexoni më poshtë parashikimin për të gjitha shenjat e horoskopit.

Dashi
Pervec rremujes ligjore e problemeve me punen apo rutinen keni nje moment ku do gjeni oazin ne shkretetiren e krijuar shpirterore rreth jush

Demi
Do keni takime interesante dhe romantike si edhe nje bote me magjike rreth jush duke ju kundervene nje problemi apo zhgenjimi ne dashuri apo nje pune false

Binjaket
Shkopi magjik ekziston kete jave per ju mjafton ta besoni edhe ju vete. Por mos e perdorni vetem per interesat tuaja te ngushta. Behuni me mbrojtes te te tjereve ne nevoje

Gaforrja
Nje yll i ri ndricon per ju ne boten shpirterore apo te ndonje shansi te dyte per tju rikthyer suksesit ne cift apo nje udhetimi shume te suksesshem. Thashethemet do ju ndjekin nga mbrapa gjithsesi apo problemet e pengesat

Luani
Mendohet se do e luani me se miri rolin e piratit te ndershem por qe fiton shume pasuri e reputacion. Megjithate cdo gje mbetet ne kuadrin e te fshehtes

Virgjeresha
Do perpiqeni me te gjitha forcat tu mbushni mendjen te tjereve per gjera konkrete por ne kete moment askush nuk do ju degjoj. Te gjithe jane te lodhur dhe kane nevoje per romance fantazi dhe art

Peshorja
Do kapni pikerisht punen e duhur dhe episodin e duhur ne jeten tuaj duke e bere me te kenaqshme dhe me terheqese cdo gje perreth jush

Akrepi
Ju presin dite shume romantike, pasionante dhe teper krijuese. Hena e plote ne Peshk eshte ajo qe doni ne nje nate te vonuar vere

Shigjetari
Nje ishull misterioz brenda vetes tuaj apo shtepise tuaj do ta bente me terheqese jeten tuaj te mbushur shume me ngarkesa ligjore e zhgenjime endrrash

Bricjapi
Ju do merrni shume premtime gati ju eshte mbushur mendja se keni gjetur idealen ne dashuri pune apo ne qellime. Mund te ndodh nje zhgenjim gjithashtu prandaj mos u jepni koke e kembe

Ujori
Po pergatisni terrenin per nje peshkim shume te madh. Kjo do te thote qe do keni shume fitime nese ndodh ashtu si planifikoni ju

Peshqit
Hena e plote ne shenjen tuaj ju fut ne boten tuaj me sukses dhe me me shume ndricim pasion e romantizem. E meritoni nje marredhenie pasionante.