Në digën e lumit Rrapuni në Librazhd, është gjetur sot trupi i pajetë i një personi, gjinia mashkull, i cili paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën aksidentalisht duke rënë në ujë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se personi i paidentifikuar, ka rënë brenda në digë dhe sot, kur është bërë hapja e portave në mëngjes është konstatuar tupi i pajetë.

Ende nuk dihet mosha dhe identiteti i te ndjerit, por dyshohet se është banor i zonës.