Banka u depozitoi gabimisht 120,000 dollarë në llogari, çfarë i bënë lekët çifti…?

Një çift nga Pennsylvania kanë bërë ‘namin’ me blerje pasi banka u depozitoi gabimisht plot 120,000 dollarë në llogarinë e tyre.

Llogaria bankare e Robert Williams dhe Tiffany Williams u mbush si me ‘magji’ me 120,000 dollarë, të cilat ishin depozituar gabimisht më 31 maj.

Por, në vend që të njoftonin bankën, çifti nga Montoursville u kujdesën që të harxhonin sa të kishin mundësi për dy javë e gjysmë. Mes datave 3 dhe 19 qershor dyshja blenë një numër të madh automjetesh si dhe motorash.

Thuhet gjithashtu se ata i harxhuan paratë për të paguar fatura, për të riparuar dhe blerë makina si dhe i dhanë rreth 15,000 dollarë një miku në nevojë.

Përpara gabimit të bërë nga banka, dyshja kishin në llogarinë e tyre vetëm 1,121 dollarë.

Pasi e kuptoi gabimin, banka i mori në telefon Robertin dhe Tiffany-n, por ata i thanë se shumicën e parave i kishin shpenzuar dhe u zhdukën derisa u vunë në pranga nga policia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...