“Myftinia Shkodër, i lutet Allahut për t’ia mëshiruar mëkatet”

Nga Denisa Gokovi –

Frika e Myftisë, infekton të vërtetën e mbajtur peng prej vitesh. Ai tenton të ç’organizojë vëmendjen e publikut, me fakte qesharake lidhur me pretendimet e tij të hapësirave publike. Çështja është fatale duke përmendur këtu faktin, se pabesia e tij ka prekur krimin të degëzuar me iniciativa profesionale dhe në mënyre të pandalshme.

Ekipi i tij i inkriminuar kanë tentuar të tërheqin vëmendjen, duke propozuar lloj-lloj planesh për të rënë dakot, tek një arsye e cila lidhet me dosjen e rregullt të familjes Gokovi dhe për t’i zhdukur dokumentet e tyre, kanë premtuar nga shumë të majme parash, por familja Gokovi nuk ka pranuar asnjë bashkëpunim të rremë dhe mediokër të këtij komuniteti, bashkë me horrat përreth.

Jemi të vendosur për të kthyer sërish në vëmendjen tuaj tre motive kryesore si e drejtë e familjes Gokovi ;

Tokë e blerë

Ndërtesë e hipotekuar
Vendime gjykatash të fituara
Minimalisht mbi këto fakte serioze dhe të mirëqena për ligjin shqiptar, nuk duhej hapur asnjë proces tjetër ligjorë. Sigurisht shihet qartë, që duke mos u thirrur asnjëherë në seancat e tyre familja Gokovi, ia ka dhënë të ”drejtën” që gjyqtarët e kësaj çështje, të mbyllin këtë histori në favor të tyre, si ushtarë të blerë nga Myftia Shkodër, të cilët predikojnë ”allahun” me zë të lartë!!!

Gjykata e korruptuar dhe e cila shpall viktima të pafajshmit, bashkëpunon me paranë dhe krimin, duke e pranuar si fuqi kundër së vërtetës. Myftia dhe grupet e tij, nëse do ishin vërtet një komunitet i caktuar i një besimi fetare nuk do pretendonin të nxirrnin nga shtëpia, një familje dhe po aty ngjitur në atë hapësire, kanë përfunduar një qendër të madhe biznesi duke përtuar në mënyre të dukshme tregtare.

Familja e tij e madhe, njerëzit te cilët punojnë për të dhe që e mbështesin në prioritetet e tij ”fetare” si ka mundësi që gëzojnë vila dhe makina Luksi, të mbuluar me shamia nga ana tjetër, si e do zakoni i tyre?

Drasticitet i majmë apo jo por gjithashtu një turp kombëtar? Ky është thelbi, për të kuptuar që dhe pasi denoncoi publikisht ne emër të tyre, veprat e tyre me dëshmi të qarta penaliteti, Denisës, vajzës së familjes Gokovi nuk iu ndalnin kërcënimet hapur. Ky është realiteti, që askujt nuk u ka interesuar ta prekë si fenomen sepse në përgjithësi ushtarët mbyllin gojën nga paraja ose frika. Heronjtë janë të rrallë dhe të paprekshëm! Aktualisht objekti qëndron pjesërisht i shembur që nga viti 2005, në rezistencë të plotë të fitores së lart përmendur.

Ka patur shumë raste që prej disa vitesh, policia, gjykata dhe hipoteka të korruptuara, mbi këtë rast kanë rezultuar kundër një familje, duke qeshur me vuajtjen e familjeve dhe me sigurinë e fortë për t’i dëbuar. Familja Gokovi ka rezistuar kundër presioneve me jetë, humbjes së thellë ekonomike dhe disavantazheve të krijuara në qytetin e Shkodrës, mes shumë manipulimeve dhe shkatërrimit total, si një fakt i rendë që kanë synuar me komplotë dhe armiqësi të deklaruar.
Situata aktuale është peng i krimit por do zbërthehet duke rimarrë në konsideratë reagimin e drejtpërdrejt të familjes, përmes audiencës dhe shtetit. Kush mendon se ndihet fitimtarë përmes parasë është vet ironia e fatit. Qëndrimi është i qartë dhe i hapur i familjes Gokovi. Drejtësia do fitojë mbi çdo rreng tjetër të ulet, anti-social, mediokër dhe injorantë.

Shënim i Redaksisë: Autorja artikullit është anëtare e familjes Gokovi, e cila ka një konflikt të gjatë ligjor me Myftininë e Shkodrës për banesën ku jetojnë. Gazeta “Koha Jonë” mbetet e hapur të publikojë çdo reagim të Myftinisë së Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...