Lidhur me ngatrresën e himnit në ndeshjen mes kombëtares së Francës dhe asaj të Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020, kryeministri Edi Rama merr mesazhe ndjese.

Pas Presidentit Macron, Rama ka marrë mesazhe edhe nga Federata Franceze e Futbollit e mediat vendase.

Presidenti i Frances Emmanuel Macron e ka quajtur gabim të pa tolerueshëm të Federatës Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar.

Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit te Frances, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij te ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bere nga Federata Franceze e Futbollit.