Djali i Dr.Florit, Danieli mbush sot 5 vjeç. Në këtë ditë të veçantë, e shoqja Blerina ka postuar në Instagram disa foto ku vogëlushi shfaqet i lumtur teksa luan me një tollumbac dhe krah fotove ka shkruar: “Danieli 5 vjec. Gezuar ditelindjen shpirti ime! Te duam shume shume”.

Mes komenteve të shumta nga personazhe të njohur të ekranit e nga ndjekës të Blerinës, ka rënë në sy komenti i Ermal Mamaqit, mikut të ngushtë të Dr. Florit.

“Gëzuar Danielooooooo. Një ditë ti do bësh diçka të madhe. Babi jot e ka parë në ëndërr, para se ti të lindje”, shkruan Ermali.