Vizitorët në Montana të Shteteve të Bashkuara paralajmërohen shpesh për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj arinjve në zona kryesisht të egra ku edhe ata qëndrojnë.

Të ftuarit në shtëpinë e pushimit Buck’s T-4, Montana, së fundmi ‘janë përshëndetur’ nga një ari i zi në banjën e grave.

Shtëpiza, Buck’s T-4 postoi në facebook një video të ariut i cili ishte duke dremitur në lavamanin e tualetit të grave. Sipas zotëruesve të shtëpizës mendohet se ariu mund të jetë futur në tualet nga dritarja.

Policia dhe oficerët e Montana’s u thirrën dhe së pari i bënë një qetësues ariut dhe e larguan duke e mbajtur peshë atë.

Shtëpiza më pas falënderoi policinë për ndihmën e dhënë për largimin e të pa ftuarit