Pesë kambistë janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në kuadër të aksionit anti-informalitet, pasi kryenin këmbimin valutor në mënyrë të kundrërligjshme.

Të arrestuarit dhe personat që po ndiqen në gjendje të lirë në hetim kanë qenë të proceduar edhe më parë për këtë vepër penale. Ata akuzohen për veprat penale ”Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare” dhe “Fshehje e të ardhurave”. Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një sasi parash.

Kambistët e arrestuar- B. D., 60 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale. A. Q., 54 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale. L. G., 46 vjeç, banues në Kozmac, Bashkia Vau i Dejës, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale. Y. B., 57 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale. M.B., 56 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.

Gjithashtu u proceduan edhe shtetasit P. M. dhe R. R.