Nora Istrefi është kthyer në Prishtinë pas pushimeve.

Ajo u përfol shumë pas divorcit me Robet Berishën, dhe i kaloi larg zhurmës ditët e pushimeve me të ëmën dhe vajzën e saj Renne. Por tashmë pushimet mbaruan dhe pas kthimit të saj Nora ka treguar se po darkon me zyrtarin e AAK-së, Besnik Tahiri i cili ka trokitur gotat me këngëtaren në videon e publikuar.

Përpos Besnikut, Nora është e shoqëruar edhe me një këngëtare e cila gjithashtu është shkurorëzuar. Ajo është bashkë me Jehona Sopin, e cila vite më parë ishte divorcuar nga bashkëshorti i parë, një reper, për t’u martuar me një bankier.

Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit u kthye në ngjarjen më të bujshme të momentit dhe fakti që ata s’do të jenë më bashkë dukej i papranueshëm nga fansat e çiftit. Madje, puna ka shkuar deri në atë pikë saqë fansat nisën të organizonin një protestë kundër ndarjes së tyre dhe t’i ftonin të gjithë në Facebook të merrnin pjesë.

PUBLICITET