“Kurre s’do me lej, gjithmone do te jete me mua” Sokol Balla na prezanton me gruan..

Sokol Ballës i pëlqejnë shumë udhëtimet, këtë e kishim kuptuar jo vetëm nga fotografitë e videot e e ndryshme në Instagram, por edhe nga intervista e dhënë para disa muajsh. Por ndërkohë që gazetari i njohur na njeh me disa prej destinacioneve më ekzotike e përrallore në botë, ekziston diçka që e mban veç për vete: jeta e tij personale.

Pak kohë më parë ai na habiti të gjithëve me një dedikim emocionues për të birin 14 vjeçar, por ja që përveç dy fëmijëve, një tjetër dashuri e madhe në jetën e Sokolit është mamaja e tij.

Ditën e djeshme ajo ka festuar ditëlindjen, dhe gazetari i njohur nuk ia ka kursyer fjalët e ëmbla, që tregojnë edhe sakrificat e saj.

“Secili sot ka Nënë Terezën e vet. Nëna ime sot ka ditëlindjen e 68-të dhe 1000 herë më shumë aq, harroj sakrificat e saj fizike dhe mendore për të rritur një njeri si unë, duke ndenjur një zonjë fisnike, pavarësisht aty ku jeta e hodhi shpesh, me pa të drejtë.

Pengesë ndaj çdo rreziku fizik, roje deri në 4 të mëngjesit me darkën e natës së fundit, njeriu i parë dhe i fundit që merr në telefon, shkruan mesazh, të puth e përkëdhel. I pari që mbaj mend pranë meje, në momente të vështira, i fundit ndoshta që do kujtoj kur të fillojë gjumi i gjatë. Të dua shumë mami! U bëfsh 100 vjeç!”, shkruan Balla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...