Një drejtues furgoni ka përplasur një Jeep me vlerë 20 mijë paund, pasi nuk e kishte mendjen tek drejtimi i mjetit, por tek një femër që po kalonte në trotuar.

Video është shpërndarë në rrjet nga drejtuesi i Jeep-it, Jai MacKenzie, i cili po udhëtonte përgjatë një rruge në Trinity, Edinburgh, kur një furgon i bardhë u përplas me të.

I zemëruar nga përplasja, Jai postoi klipin në faqen e tij në Facebook, duke pretenduar se shoferi tjetër ishte fajtor, pasi nuk po shihte se ku po shkonte.

Një grua e paidentifikuar mund të shihet duke ecur në trotuar.

Por ajo që e tërboi më tepër drejtuesin e Jeep-it ishte se pas përplasjes furgoni u largua me shpejtësi dhe nuk u kthye më.

Video është shpërndarë edhe nga mediat britanike duke u bërë mjaft virale në rrjet.