Shkodër, procedohen zyrtarë të bashkise

Ka shkuar në 9 numri i shtetasve të proceduar për krime mjedisore dhe shpërdorim detyre. Operacioni është zhvilluar nga Sektori për Hetimin e

Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër. Sot janë proceduar penalisht 5 punonjës të ISHMPUT në Bashkisë Shkodër dhe Malësi e Madhe.

Në nisje të operacionit më 3 shtator janë bllokuar rreth 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe u procedua penalisht inspektori i pyjeve të zonës.

Si rezultat i hetimeve të metejshme ka rezultuar se janë të implikuar dhe punonjësit e Bashkive Shkodër dhe Malësi e Madhe si dhe ata të Inspektoriatit të Pyjeve, duke shpërdoruar detyrën, me veprimet apo mosveprimet e tyre.

Në këto kushte janë proceduar penalisht shtetasit e meposhtëm:
Gj. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe, Drejtor i Pyjores, Bashkia Malësi e Madhe.

D., 48 vjeç, banues në fshatin Delaj, Malësi e Madhe, Inspektor i ISHMPUT Malësi e Madhe.
Gj., 61 vjeç, banues në Stërbeq – Malësi e Madhe, teknik i pyjores Malësi e Madhe.
H., 49 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, Teknik Pyjesh, Bashkia Shkodër.

L., 47 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor, Bashkia Shkodër.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...