Pas largimit të Valdrin Pjetrit, PS ngre 2 komisione për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në Shkodër!

Partia Socialiste ngre dy komisione për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Një prej komisioneve do të jetë partiak me 4 anëtarë: Senida Mesi, Luan Harusha, Arben Pellumbi dhe Musa Ulqini. Ndërsa komisioni tjetër do të jetë qytetar me 13 anëtarë të cilët ende nuk janë përcaktuar.

Ngritja e komisioneve vjen pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës pas akùzave që PD ngriti ndaj tij për fshehje të dëènimit në Itali në formularin e dekrìminalizimit.
Komisionet do të merren me emërimin e drejtorëve të rinj të qarkut Shkodër.

Deri më tani kanë dhënë dorëheqjen nëntë drejtorë ndërsa në ditët në vijim do të dorëhiqen edhe drejtorët e drejtorive të tjera në qarkun e Shkodrës. Kjo do të pasohet nga seleksionimi i drejtuesve aktualë në bazë të kontributit dhe performancës jo vetëm në drejtorinë ku kanë qenë të emëruar por edhe në partinë socialiste.

Lista e Drejtorëve të dorëhequr në Shkodër:
-Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër
-Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës (e pakonfirmuar)
-Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër
-Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës
-Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër )
-Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder
-Astrit Beci – Drejtor i Shendetit Publik Shkoder

-Fuat Alibali – Drejtor i OST
-Agim Shimaj -Drejtor i Hetimit Tatimor
Rama udhëroi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra ndërsa deklaroi se për disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Kreu i qeverisë u shpreh se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...