Dymbëdhjetë pushues kanë humbur jetën ketë verë në ujërat e brigjeve shqiptare, ndërsa i fundit është një i moshuar, që u gjet paraditen e së hënës, në Shëngjin.

 

Mungesa e vrojtuesve shihet si shkaku kryesor . Sipas Federatës së Vrojtuesve, në vend rezultojnë 500 vrojtues plazhi, për 2400 biznese që operojnë në stacionet e plazhit.

 

Ashtu si një vit më parë, ndonëse në bregdet janë ngritur kullat e vrojtuesve, në pjesën më të madhe të tyre ato kanë qenë bosh.

 

Edhe pse ministria e Turizmit paralajmëroi masa të ashpra ndaj subjekteve që nuk përmbushnin detyrimet për stacionet e plazhit, askush nuk garantoi shpëtimin e jetës së pushuesve.