Guide ma tmir skisha mujt me pase se profesor Gjergj Jozef Kola ne viziten teme ne panairin e luleve ne Messe Tulln (Viene) Ku cdo lule ishte jete!

Knaqsi ,vlersim,krenari ! Ma shum e shkrun ma bukur penda e Gjergjit :
Në panairin ndërkombëtar të Luleve ne Austri ose kur Shkodra bahet Mbretneshe e luleve.

Gjergj Fishta, poeti i madh i papërsëritshëm i kombit shqiptar ka nji poemë të mrekullueshme: JERINA – ase Mbretnesha e luleve. Këtu poeti i këndon harmonisë së luleve dhe bukurisë se vajzës shqiptare, te cilat shkojne bashke si dy gersheta ne shpinden e qiellit.

Prandaj edhe prania e Floristes shkodrane Romina Gjeluci ne Tulln afer Vjenes ne panairin nderkombetar ishte nji ngjarje e randsishme per kulturen qytetare shqiptare, per lulet e per vajzat e saj.

Ne mes te firmave prestigjioze europiane, floristja shqiptare prezantoi punimet e saj, te cilat zbukurojne festat e ndryshme, dasmat, ditelindjet porse edhe institucionet.

Ky prezantim i la me goje hapte organizatoret, Zonjen Myler e Zonjen Mayer sepse ishte hera e pare qe ndeshnin ne kulturen e Floristeve shqiptare.

Firma shkodrane e motrave Romina e Bruna Gjeluci qe mban emnin kuptimplote

SILHOUETTE – ART kishte ne punimet e saj lule nga ma te ndryshmet, Buketts per evenimentet e larmishme te jetes qytetare. Gjate dy diteve te aktivitetit, i cili mund të ndiqet edhe në messe-tulln.at

lulet e kultures qytetare shqiptare ishin edhe pjesa ma e natyrshme e tij.
„Lule jo dhunë“, asht motoja e nji qytetnimit, asht motorri që e drejton atë drejt hapësinave te pafundme te prosperitetit. Prandaj sa ma shumë lule te kenë dritaret e nji qyteti aq ma afër paqes e mirëqenjes asht ai.

Shkodra edhe ne kohën e territ te dikaturës ka pasë gjithnji nji përkushtim te vecante ndaj luleve, kjo falë kulturës se banorëve si dhe natyrës që e ka ushqye e zbukurue nga tana anët me gjelberim.

Prania e punimeve te floristeve shkodranë ne kët takim mbi te gjitha asht nji shpresë e madhe per te ardhmen e nji brezi të ri qe po rritet me te bukurën ndër sy e ndër duer. Prandaj edhe sakrifica e Floristeve shkodrane me marrë vetë përsipër gjithcka në kët aktivitet prestigjoz, uroj të shpërblehet nji ditë, anipse shteti shqiptar, ministria e diasporës apo e jashtme as që „ e mbjell nji lule në botë për atdheun tonë e kulturen perendimore shqiptare“.

Nderkohë që disa qytete shqiptare ndertojne memoriale prej guresh te ish-pushtuesve, Shkodra nderton ne mes te zemres se Europes nji Bukett me lule per te ardhmen e saj. Ky qytet asht lulebora qe nderton kunore per lavdine e kombit shqiptar.

Lulja ne zemer te Bukett-it te ketij aktiviteti tre ditor ishte padyshim takimi i rastesishem me Presidentin austriak Prof. Aleksander van der Bellen dhe urimet e tij te perzemerta.

Urime Firmes Silhouette – Art- Shkoder dhe mirnjohje per prezantimin dinjitoz te vendit tone ne perendim.
Gjergj Jozef Kola
Vjene, 03.08.2019

Gjeluci Romina, Bruna Gjeluci, Marije Geluci , Marcela Gjeluci

PS
I gezohem pasqyrimit te ketij aktiviteti ne shtypin e diaspores e te atdheut.