MOVIOLA, JAVA 3/ ‘Masakër, Enea Jorgji dënon Vllazninë

Një javë “masakër” për arbitrat në Kategorinë Superiore. Ashtu si skuadrat që luajtën tri ndeshje për 8 ditë, edhe “bluzat e zeza” nisën të ndiejnë “lodhjen”.

Enea Jorgji ishte në ditën më të keqe në klasiken Vllaznia-Tirana 0-2, duke mos akorduar një penallti neto për shkodranët. Në të njëjtin stadium, por 24 orë më pas, Klodian Shahini e kopjoi kryesorin e

FIFA-s, duke mos dhënë 11-metërsh të pastër për verilindorët. Ndërsa në Korçë, aty ku Bylisi shkatërroi Skënderbeun, Klajdi Kola u bë qesharak, duke treguar se nuk beson as te vetja.

VLLAZNIA-TIRANA 0-2

Gjyqtarë: E.Jorgji (kryesor), D.Myftari dhe A.Mahmuti (anësorë), E.Barushi (i katërt), J.Xhaja dhe A.Koçi (pas portave); Enea Jorgji & CO dënojnë Vllazninë në ndeshjen me gjashtë arbitra.

Në minutën e 8-të, gjatë një dueli në zonë, Çelhaka i Tiranës shtyn Emersonin e Vllaznisë që rrëzohet, por arbitri vazhdon lojën. Një penallti e dukshme, por Jorgji nuk mendon kështu. Pamjet filmike kryqëzojnë atë dhe anësorin Mahmuti, që ishte në “gjumë”.

Edhe në minutën e 52- të, Vllaznia kërkoi një penallti për një pengim të Gilman Likës nga ana e Hoxhallarit. Pamjet filmike tregojnë se nuk është 11-metërsh, me Likën që ndoshta ka simuluar, por edhe nëse do të ishte faull, ai ka ndodhur jashtë zone.

Ndërsa në minutën e 58-të, kur u shënua goli i parë i Tiranës, Ngo krijon iluzionin se është në pozicion jashtë loje. Pamjet e tregojnë në vijë të drejtë me mbrojtësin dhe goli është i rregullt.

Në minutën e 68-të kemi një rast kur Hoxhallari falet nga Enea Jorgji. Mbrojtësi duhet të merrte kartonin e dytë të verdhë, pasi godet me bërryl Shtubinën. Gjyqtari jep vetëm faull, por jo karton

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...