‘Do përçajmë Shqipërinë’, nuk kanë fund ‘perlat’ e Hajdarit, gafa e radhës në Kuvend

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë një tjetër gafë në seancën e parë të sesionit të ri Parlamentar. Teksa fliste për reformat e ndërmarra nga grupi i saj i demokratëve, deputetja tha se do të vijojë të përçahet Shqipëria.

“Ne do të vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë. Ne do të vijojmë që grupi demokrat të vizitojë të gjithë Shqipërinë dhe të vizitojë çdo fshat ku do të prezantojë platformën dhe të tregojmë alternativnë e mirë për një Shqipëri më të mirë,”- tha ndër të tjera Hajdari.

Por kjo nuk ishte gafa e vetme. Gjithashtu Hajdari harroi mbiemrin e Valdrin Pjetrit dhe e quajti ‘Pjetrini’.

Kuvendi i Shqipërisë ka rinisur punimet plenare ditën e sotme. Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla njoftoi se kryeministri Edi Rama do të dorëzojë një amandament për shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit. Në 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të Metës, teksa që nesër do të nisë shqyrtimi formal në komisionet parlamentare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...