Nis shtatori, ja parashikimi i horoskopit për ju

DASHI

Të gjithë kanë kërkesa për ju tani, gjë që mund t’ju bëjë të dëshironi të zhdukeni. Një sukses në karrierë mund të “shkatërrohet” nga partneri/partnerja për shkak të komunikimit tën dobët. Do ishte ide e mirë po të shmangnit shqetësimet, prandaj ftojeni partnerin/partneren për të festuar me ju.

 

DEMI

Kjo do të jetë një ditë me fat, përfshirë dashurinë, karrierën, paratë dhe shëndetin. Planet për një udhëtim do të realizohen. Ju ndiheni entuziastë dhe optimistë për të ardhmen tuaj. Madje mund të keni guxim për të bërë më shumë gjëra. Vazhdoni të kërkoni për punë që ka shumë para dhe mos u surprizoni kur ta gjeni.

 

BINJAKËT

Nëse prisni diçka, sot mund të vijë ose mund të japë shenja që është rrugës. Kjo është ditë e shkëlqyer për të investuar në shtëpi, por mos nënshkruani asgjë pasi mendja juaj mund të jetë e mjegullt. Çdo gjë që do të bëni kërkon më shumë përqendrim se zakonisht.

 

GAFORRJA

Disa letra mund të kërkojnë vëmendje të madhe. Ndoshta do të kaloni edhe shumë kohë në telefon. Komunikimi duhet të jetë i qartë, i hapur dhe i sinqertë që të arrini gjithcka keni nevojë. Një bisedë intime dhe e dashur mund të të bashkojë me një mik ose të dashur.

 

LUANI

Fizikisht, ju ndiheni të fortë dhe energjik. Kjo është një ditë e mirë për të zgjeruar horizontin. Do të keni sukses nga ana profesionale dhe do të ndiheni mirë shpirtërisht. Disa komunikime me miqtë ose fqinjët mund të sjellin një informacion surprizues. Ju e dini cfarë të bëni me të, prandaj ndiqni instiktet.

 

VIRGJERESHA

Zotësia dhe prakticiteti do ju cojnë drejt suksesit. Dicka që keni dashur do të realizohet dhe ju do të ndiheni të kënaqur. Madje për këtë mund të mblidheni me miq ose me familjarë që të festoni.

 

PESHORJA

Ju mund ti jepni shumë rëndësi pamjet së shtëpisë suaj. Disa njerëz, të cilëve doni ti bëni përshtypje, do vijnë tek shtëpia juaj sonte. Ju duhet të jeni shumë intuitiv, kështu që mos u surprizoni nëse bëheni pjesë në bisedat e të tjerëve.

 

AKREPI

Një grup me të cilin shoqëroheni shpesh mund të kërkojë që të mblidheni në lagje. Edhe pse jeni më sensitiv e intuitivë se të tjerët, sot do e tregoni për të gjithë aftësinë tuaj. Mos u surprizoni nëse arrini të lexoni mendjen e të tjerëve.

 

SHIGJETARI

Ky është momenti kur biznesi juaj dhe interesat financiare “fluturojnë”. Ju mund të ndiheni të çorientuar disa herë, por gjithçka mund të bëni është të qetësoheni. Bëni mirë të rrethoheni nga miqtë dhe të dashurit që të harroni për pak shqeësimet e punës.

 

BRICJAPI

Karriera dhe paratë po ecin në mënyrë të mirë, ashtu si vetëbesimi juaj që është tepër i lartë. Duhet të vazhdoni të tërhiqni pasuri. Prisni surpriza dhe disa rënie gjatë këtij muaji. Shtatori do ju sjellë edhe shumë miq të rinj.

 

UJORI

Ju e ndjeni gjithcka miqtë ndjejnë, pa e patur të nevojshme të thonë asgjë. Mos u surprizoni nëse njëri prej tyre ka të fshehur zemërim. Mundësia për të udhëtuar mund të vijë papritur, prandaj konsiderojeni për mirë. Ky nuk është momenti për tu tërhequr.

 

PESHQIT

Ju mund të konsideroni të përfshiheni në ndonjë biznes, ndoshta të bëheni ortak/e me dikë. Kjo duket gjë e mirë, por ka shans që njëri prej tyre të fshehë gjëra nga ty dhe kjo do ju nevrikosë. Komunikimi i sinqertë është i nevojshëm për të arritur sukses.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...