Ça vendi që jemi…

Jemi vendi…

1. Jemi vendi që nuk lexojmë jo se nuk duam, por se nuk kemi metro!

2. Jemi vendi që më të mirin dhe më të zotin e duam ta shohim sa më shpejt sa më larg vendit!

 

3. Jemi vendi që në muajin gusht, më shumë se futbollistët në merkato lëvizin… gazetarët!

4. Jemi vendi që të “krisurve”, “ të “lojturve” në vend që t’i dërgojmë në spital u japim like në facebook.

 

5. Jemi vendi ku normali duket i çmendur, i çmenduri i mençur dhe i mençuri budalla!

6. Jemi vendi ku pastruesja ka turp të pastrojë, shoferi të drejtojë makinën dhe roja të ruajë!

7. Jemi vendi ku më lehtë mësojmë një gjuhë të huaj se të themi fjalët: më fal, të lutem, ndjesë!

 

8. Jemi vendi ku… më shumë etikë kanë njerëzit brenda në burg se ata në Parlament!

9. Jemi vendi që kur nuk na pëlqen një punët publike të qeverisë në rrugë ngushëllohemi se i shohim më të bukura në instagram!

10. Jemi vendi që mblidhemi me dhjetëra mijëra dhe protestojmë fuqishëm në… Facebook!

 

Nga Lutfi Dervishi

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...