Një 71-vjeçar i sëmurë me demencë është martuar sërish me bashkëshorten e tij. Bill Duncan, ka 18 vite që jeton me bashkëshorten Anne, por ka harruar pjesë të ndryshme të jetës së tyre për shkak të sëmundjes.

 

Gjatë këtyre nëntë viteve, Anne është kujdesur për Billin me kohë të plotë dhe ai tani mezi flet, kështu që ajo nuk po u besonte syve kur ai i propozoi javën e shkuar. Anne ishte e sigurt se Bill do ta harronte, por duke menduar se ajo ishte e dashura e tije re, ai nisi ta pyeste se kur do të martoheshin.

 

Kështu, ata lidhën kurorë, për herë të dytë në një ceremoni të veçantë të mbajtur në kopshtin e shtëpisë së tyre. Zonja Duncan tha se, pavarësisht sëmundjes, ata janë më të lumtur sa kurrë. Duke folur për propozimin, nusja tregon:

 

Ishim te dasma e një familjari më herët gjatë këtij muaji dhe aty Bill u prek dhe më tha që donte të rrinte me mua përgjithmonë.”