Mbyllet pjesa e parë në Shkodër, Vllaznia e Tirana nuk arrijnë të shënojnë

Ne barazim 0-0 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Tiranes qe po luhet ne Shkoder. Nje 45 minutesh i dominuar kryesisht nga shkodranet por edhe miqte kane patur rastet e tyre, ndoshta me te pastra dhe mund te kishin kaluar edhe ata ne avantazh.

Ndonese pritshmeria ka qene per me shume tifoze ne shkallet e stadiumit, serish atmosfera nuk ka munguar ne “Loro Boriçi” ne kryendeshjen e javes se trete te Kategorise Superiore.

Ne minutat e para eshte Vllaznia qe ka me shume grinte, por serish i mungojne goditjet ne porten e Likes. Ne minuten e 8-te ata kane pretendime per 11-metersh per pengim te Emerson brenda zone por arbitri Jorgji nuk eshte i ketij mendimi.

Epersia e kuqebluve shtohet dhe ne minuten e 16-te kemi nje aksion te bukur te Vllaznise por gjuajtja e Likes perfundon jashte

Ne minuten e 19-te kunderpergjigjet Tirana dhe Kale eshte i lire ne hyrje te zones, gjuan por grushton mjaft mire portieri Sherri qe shpeton porten e tij nga pesimi i golit.

Aksioni vazhdon pas goditjes se kendit dhe pas nej gjuajtje te Imamit, Shehi ne perpjekje per te larguar topin nga zona, perpak sa nuk shkakton autogol. Loja fiton emocione sepse edhe Tirana tregon se ka ardhur me pretendime per ta fituar ndeshjen.

Ne minuten e 37-te goditje denimi per Vllaznine, gjuan Emerson dhe topi kalon ngjitur me traversen e portes bardheblu

VLLAZNIA- TIRANA 0-0

Vllaznia: Sherri, Malota, Shehi, Shtubina, Gurishta, Krymi, Hygor, Kruja, Emerson, Lika, Zogaj.Trajner: M. Jonuz

Tirana: Lika, Doka, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Hasani, Kale, Halili, Ngo. Trajner: A. Mema

Gjyqtar: Enea Jorgji

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...