ERDHI NË SHQIPËRI PËR TË HAPUR BIZNES, POR ZYRAT E SHTETIT NUK I JAPIN ZGJIDHJE

Një prej pengesave më të mëdha që hasin investitorët shqiptarë dhe të huaj është në zyrat e shtetit. Një histori të tillë ka zgjedhur të ndajë mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama me miqtë e tij në Facebook.

 

Një investitor i huaj, i cili kishte vizituar për herë të parë Shqipërinë vitin e kaluar, kishte vendosur që të hapte një biznes në Vlorë. Sipërmarrësi tregon në rubrikën “E zgjidha” se kishte blerë tokën, madje kishte bërë edhe projektin, por pas disa muajsh në tokën e tij ishte ndërtuar një godinë pa leje dhe për këtë kërkoi zgjidhje në zyrat e shtetit.

 

Por pasi problemi nuk u zgjidh dërgoi një mesazh në platformën qeveritare “Shqipëria që duam.al” dhe brenda një muaji ndërtesa pa leje u shemb.

 

“MIRËMËNGJES

dhe me ftesën që siç bëri ky investitor i huaj, të gjithë bizneset, të mëdha apo të vogla, kur hasin një pengesë në zyrat e shtetit, t’i drejtohen platformës shqiperiaqeduam.al, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama krahas videos në Facebook.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...