DASHI

Fokusoni gjithë energjinë dhe kreativitetin tuaj në një objektiv të veçantë.

Është me të vërtetë mirë që ju keni qenë të bekuar me aq shumë kreativitet kohët e fundit, por duke u përpjekur për të ndjekur kaq shumë ëndrra, të gjitha në të njëjtën kohë, do të mbeteni duarbosh në fund.

Gjithashtu, mos prisni të shihni rezultate në vetëm disa ditë. Përkushtohuni dhe guxoni të provoni vetëm një gjë në një kohë!

DEMI

Sfidoni veten për të eksploruar të panjohurën. Të gjithëve na pëlqen ndjenja e ngrohtë dhe e sigurtë e zonave tona të rehatisë.

Por për ju, Dem, 2019 është viti kur do të jeni të detyruar të largoheni nga juaja në një mënyrë ose në një tjetër.

Pra, ndërmerrni atë hap drejt të panjohurës dhe do të mbeteni të habitur nga rezultati!

BINJAKET

Mbaroni të paktën një projekt që keni filluar këtë vit që kaloi.
Ju keni aq shumë energji, kështu që ka shumë projekte ku keni kushtuar kohën tuaj.

Por, për të parë ndonjë përparim, do të duhet të merrni një prej tyre dhe ta çoni atë deri në fund.

Mund të të duhen disa muaj, ndoshta gjithë 2019. Por, kjo nuk do të thotë që nuk do të bëheni krenarë në fund.

GAFORRJA

Ka ardhur më në fund koha për veten tuaj.
Ju jeni ushqyesi absolut i Zodiakut.

Dhe për këtë të gjithë jemi mirënjohës. Megjithatë, 2019 sjell disa lajme ngazëllyese askush nuk do ju fajësojë nëse kujdeseni për veten pikësëpari, herë pas here.

Ashtu si kujdeseni për gjithë të tjerët, përpiquni të shihni veten tuaj fillimisht ju keni më shumë rëndësi.

LUANI

A e kuptoni ‘kritikën konstruktive’? Duhet të kuptoni që jo të gjithë në këtë botë do të thonë fjalë të mira për ju.

Kjo është për të mirën tuaj, Luan.

Kështu që në vend të analizoni me tepri apo të acaroheni nga diçka që një person i zakonshëm ka thënë për ju dhe punën tuaj, merrni frymë thellë dhe injoroheni.

VIRGJERESHA

Mësoni të pranoni komplimentat që merrni.
E di çfarë, Virgjëreshë? Ju me të vërtetë meritoni të gjithë lëvdatat që ju janë dhënë kohët e fundit.

Duhet t’i jepni vetes një meritë dhe mos e mendoni se në një farë mënyre, për çfarëdo arsye, njerëzit po e thonë thjesht për të qenë të mirë me ju.

Keni arritur më shumë se sa mendoni!

PESHORJA

Koha juaj ka shumë vlerë dhe mos e shpërdoroni.
Mund të duhen disa përshtatje për të thënë fjalën ‘jo’

Por përdorimi i kohës tuaj për të kënaqur të tjerët me të vërtetë duhet të marrë fund në vitin 2019.

Ju keni arritur një pikë ku natyra juaj bujare është kthyer për t’ju kafshuar. Mësoni të thoni ‘jo’ dhe jetoni jetën tuaj ashtu siç keni dashur gjithmonë.

AKREPI

Duhet që të paktën të falni, nëse nuk harroni.
Në vitin 2019, përpiquni të çlironi të gjithë zemërimin dhe frustrimin që keni mbajtur për shumë kohë.

Ti e kupton se askush tjetër nuk mund ta ndiejë atë, por vetëm ti, apo jo? Pra, pse të mos përpiqeni dhe të hiqni qafe të paktën një pjesë të zemërimit?

Falja është shpesh çelësi i fshehur për një jetë të shëndetshme.

SHIGJETARI

Mësoni të kafshoni gjuhën.
Ndershmëria është një tipar i vlefshëm që duhet të keni. Por ndonjëherë, një gënjeshtër e bardhë apo edhe heshtje e plotë mund t’ju sjellë më shumë qetësi.

Ndërsa jeni me të vërtetë të vlerësuar për personalitetin tuaj të hapur, vitin e ardhshëm përpiquni të heshtni herë pas here dhe të mbani së paku disa nga mendimet tuaja të mbyllura në kokën tuaj.

BRICJAPI

‘Në një ishull nën diell…’
Ju krenoheni shumë me etikën tuaj të punës dhe jeni shumë të vlerësuar në punën tuaj. Megjithatë, djegia e të dy anëve të qiririt nuk ju bën mirë.

Bëjini ato pushime që i keni shtyrë disa herë. Merrni pak kohë dhe rikarikojini bateritë tuaja.

UJORI

Mësoni ta shihni botën me sy të rinj.
Keni qëndruar për shumë kohë brenda fluskës tuaj perfekte. Por nuk mund të qëndroni aty përgjithmonë, Ujor.

Në 2019 përpiquni të keni perspektiva të reja.

Edhe nëse në fund nuk do të bini dakord me ide dhe mendime të reja, do të keni zgjeruar horizontet tuaja.

PESHQIT

Ditët e shpenzimeve kanë marrë fund.
Ju punoni shumë dhe meritoni të shpenzoni çdo qindarkë që fitoni.

Por investimi në të ardhmen dhe kontrolli i shpenzimeve janë strategjitë më të mira financiare që mund të ndiqni.

Kështu që pasi të kenë mbaruar pushimet, financat tuaja kanë nevojë për pak përshtatje.