Plas skandali seksual, politikanët kapen mat në shtretër me gra

Në Iran, dy kaseta se ksi kanë nxjerrë në pah hipokrizinë e politikanëve vendas, të cilët predikojnë moralin dhe mbrojnë fort ligjin, sipas së cilit gratë që tradhtojnë dë nohen me vdekje.

 

Dy kaseta se ksi të politikanëve iranian kanë dalë në media sociale nga aktivistë që përpiqen të nxjerrin në pah hipokrizinë e zyrtarëve që predikojnë moralin nën ligjin e rreptë islamik, shkruan “Daily Mail”. Videoja e parë u postua në internet në 4 gusht dhe thuhet se ka kapur Ali Mohammad Ahmadi – ish guvernatori i Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad – duke kryer marrëdhënie se ksuale me një grua.

 

Politikani Abbas Malekzadeh kryetar i Sadrës tregohet në foto duke përkëdhelur një grua. Videoja, që mendohet se është filmuar nga Malekzadeh, është ndarë katër ditë pasi politikani u arrestua për korrupsion, së bashku me tre persona të tjerë nga këshilli i qytetit. Kurorëzimi dhe se ksi jashtë martesës janë të paligjshme sipas ligjit iranian dhe mund të ketë për këto shkelje dë nime deri me vdekje.

 

Një bashkëpunëtore e ngushtë e Ahmadiut u betua se gruaja në videon 4-minutëshe është bashkëshortja e tij. Megjithatë kritikët thanë se gruaja, e cila shfaqi në një video të dytë, tetë minutëshe, të postuar në internet në 6 gusht, nuk ishte përfundimisht gruaja e tij. Më vonë u raportua se ajo punon për një kompani ajrore iraniane.

 

Ahmadi është përshkruar si një reformist dhe centrist dhe ka lidhje të ngushta me qeverinë e Presidentit Hassan Rouhani. Ai kohët e fundit dha dorëheqjen nga pozita e tij si guvernator për të filluar fushatën për zgjedhjet legjislative të shkurtit 2020. Një gazetare iraniane u shpreh se videoja tregon qartë hipokrizinë e zyrtarëve qeveritarë vendas, të cilët predikojnë me të madhe se tradhtia dë nohet me v dekje.

 

‘Për shkak se burrat në video janë politikanë, ata me siguri nuk do të përballen me ndonjë pasojë ligjore për veprimet e tyre. Kjo hipokrizi është ajo që i bën njerëzit kaq të zemëruar, jo jeta e tyre seksuale.”, tha ajo. Gazetarja shtoi se kur një grua franceze erdhi në Iran, u arrestua dhe u dëbua vetëm pse në një film ajo luajti një skenë se ksuale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...