Ditmir Bushati është shprehur kundër shkarkimeve të drejtuesve politik në Shkodër. Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, në një deklaratë për mediat, ai tha se fenomeni i fundit në Shkodër duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme.

Bushati: Unë i kamë bërë një letër kryesisë së PS për shqetësimet që kanë ngritur atje. E vërteta është se që me delegimin tim në 2016 unë kam pasur disa fenomene për t’i trajtuar, sepse tek e fundit jemi një familje politike dhe është e hijshme që të trajtohen brenda forumeve.
Mendoj që me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes për një fenomen që duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme.

Kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet në mënyrë ligjore apo proceduriale, as me zhvendosje vëmendje për shkarkime në masë të njerëzve që s’kanë lidhje dhe asnjë fajësi me situatën e krijuar.

Bushati tha se duhet një reformë e thellë brenda partive politike.
Bushati: Mendoj që kjo është një çështje që shkon përtej mureve të një organizate politike sepse në fund të ditës na takon ne si politikan, sepse s’jemi gjyqtarë që të japim vendime për të shkuarën e një personi të caktuar, por kemi përgjegjësinë për të hapur një debat dhe për të trajtuar rrënjët e këtij fenomeni, dhe jo për të menaxhuar pasojat.

Rrënjët e këtij fenomeni mendoj se kanë nevojë për një reformë politike brenda partive politike, që të sjellë një kulturë të re politike, ku PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit dhe pse jo partia e komuniteteve.

Në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është një përgjegjësi individuale dhe ligjore, ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politikë, të themi na falni edhe për raste në fjalë dhe të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sisteme imunitare për një jetë tjetër politike.
Ish-ministri Bushati tha se sot duhet të administrojnë pasojat gabimeve që kanë bërë.

Bushati: Jam krejt i bindur edhe nga kontaktet që kam pasur me njerëz të zakonshëm, ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta trajtuar këtë fenomen dhe për ta shfarosur këtë fenomen.

PS është partia e intelektit dhe ato gabime që kemi bërë në të shkuarën, kur njerëz kishin një të kaluar të dyshimtë u përjashtuan, u përshëndetën nga SHBA.
Fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrës dhe sot na duhet të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve.