Ka shumë këngëtare, të cilat e kanë lartësuar emrin e Shqipërisë edhe jashtë kufijve të vendin tonë me talentin e tyre.

 

Midis këtyre emrave është shtuar edhe ai i Inis Nezirit. Këngëtarja e re ka marrë pjesë në një konkurs muzikor në Rusi.

 

Në këtë konkurs, ajo i ka mahnitur të gjithë me zërin e saj dhe madje ka arritur t’i fitojë edhe zemrën jurisë, pasi ka marrë pikët maksimale.

 

Inisi është vlerësuar për vokalin e fuqishëm dhe paraqitjen dinjitoze. Në njërin prej prezantime, ajo ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me dy krena para të gjithë publikut rus.

 

Ajo ka fituar edhe disa çmime të rëndësishme në Rumani. E si përfundim mund të thuhet se Inis Neziri i ka bërë krenar gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.