SHKODËR, LAGJET PO BASHKËJETOJNË ME MBETURINAT

Përtej premtimeve dhe projekteve për pastrimin e qytetit , realiteti vazhdon të mbetët i zymtë në qytetin e Shkodrës.

Shumë lagje po bashkëjetojnë me mbeturinat të cilat paraqesin rrezik epidemiologjik për qytetarët.Në lagjen Tepe , situata e mbeturinave dhe mbjetjeve inerte mbetet një problem i pa zgjidhur .Grumbuj me mbeturina ,kazanë të papastruar prej ditësh.

 

Dekompozimi i mbetjeve mund të ndikojë në shfaqjen e sëmundjeve infektive.Prezenca e këtyre mbeturinave në lagjen e Tepes , krijon një shqetësim për banorët .

 

Kjo situatë krijohet nga mos ndërgjegjësimi i banorëve që jetojnë përreth që hedhin mbeturinat vend pa vend . Prezenca e mbetjeve urbane ne periferi të qytetit të Shkodrës tregon mos menaxhimin si duhet të pastrimit të mbeturinave ne zona periferike Situata behet me shqetesuese kur keto mbeturina digjen ne mes te dites.

 

Natyrisht nje veprim i tille ndot edhe mjedisin dhe kthehet ne nje problem per shtepite qe jane prane ketij vend-grumbullimi mbetjesh.

 

Pavarësisht faktit se banorët disa herë kanë bërë apel për ndihmë dhe për marrjen e masave ndëshuese për personat e papërgjegjshëm, sërish ky problem nuk ka marrë zgjidhjen e duhur.Në kushte të tilla ato detyrohen të përballen me grumbujt e mbeturinave që kanë mberritur deri pranë shtëpive

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...