Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Briseda Kadia ka folur për mediat në lidhje me vendimet që janë marrë në mbledhjen e PS në qytetin verior.

Kadia tha se në mbledhje është marrë vendimi që të shkarkohen të gjithë drejtorët aktualë rajonalë. Ajo tha se do të vendosen në poste publike në Shkodër njerëz të njohur në qytet, që kanë aftësi profesionale dhe integritet.

Kadia shtoi se gratë dhe vajzat do të kenë prioritetet për të qenë në krye të drejtorive të Shkodrës.

“Është komunikuar që të japin dorëheqjen gjithë drejtorët. Në vendet vakande do të zgjidhen njerëzit më me integritet në qytetin tonë. Femrat do të kenë prioritet”, tha Kadia.