Nene Tereza, historia e nje udhetimi qe i ndryshoi jeten

Udhetimi i vajzes nga Shkupi drejt Indise nuk ishte i lehte. Nje nga ndalesat ishte Zagrebi, ku ajo qendroi ne familjen katolike shqiptare , mike te Kole Bojaxhiut (i ati).

Ashtu siç kujtojne shume njerez qe kane jetuar ne ate kohe, sipas biografit te Nene Terezes Dom Lush Gjergji, Drania, Agia dhe Gonxhja ishin te rrethuara me miq. Shume miq dhe te aferm vinin per t’i vizituar dhe ato vete dilnin ne qytet per te vizituar kishat, katedralen, muzeun, teatrin. Por, mbi te gjitha, ato luteshin dhe llafoseshin me njera tjetren, sepse e njenin se koha per ti thene lamtumire njera tjetres po afrohej.

Koha po kalonte dhe ato kishin aq shume gjera per te thene, per te bere, deshiren per te mbetur bashke perjete. Drania dhe Agia priten po ashtu edhe diten e 13 tetorit 1928, nisjen nga Zagrebi per ne Dublin me tren. Drania ishte shume e gezuar kur arriti Betina Kajn, nje vajze sllovene. Ajo do te nisej me Gonxhen per misione ne Indi. Udhetimi i pare nga Shkupi ne Zagreb ishte me pak i lodhshem, si per shkak se e ema dhe e motra ishte me te, e po ashtu edhe nga qe udhetimi ishte brenda Jugosllavise, prandaj edhe jo aq i gjate si ai nga Zagrebi ne Dublin.

Tani udhetimi ishte vertete i gjate dhe i rende, ne kushte shume jokonforte dhe jo shume te sigurta. Ato duhet te kalonin Austrine, Zvicren, Francen dhe pastaj Kanalin anglez ne nje anije te vjeter, per ne Londer e pastaj te vazhdonin per ne Dublin.

Agia dhe Drania u kishin rrefyer me vone te afermeve te tyre lidhur me nisjen nga Zagrebi per ne Dublin.

‘Ditet ne Zagreb kalonin me nxitim. Une nuk ia shkoqja kurre syte, nate e dite duke u p-perpjekur te vereja çfaredo ndryshimi ne te. Gonxhja dukej mjaft e qete, e lumtur, ndonese nganjehere paska e ngarkuar , mbase per shkak se duhej te nisej ne kete udhetim te gjate. Here here i jepja ndonje keshille, kurse ajo ma kthente me buzeqeshje, siç bente gjithmone. Te premtoj Nena Loke se une do te jape çdo gje nga vetja. Do ta kujtoj gjithnje keshillen tende, por mbi te gjitha miresine dhe dashurine tende…’

Ne stacionin e Zagrebit nuk kishte turme njerezish si ajo ne Shkup. Aty gjendeshin vetem nene Drane dhe motra e saj Age, disa miq te aferm, te cilet as nuk qanin dhe as brohorisnin si ata ne Shkup, por shoqeronin Gonxhen ne heshtje. Degjohej vetem zeri i hapave, pastaj vershellima e trenit, qe ua bente me dije udhetareve se treni do te nisej se shpejti dhe se ata duhet te shpejtonin. E ema e perqafoi per se afermi dhe nje here, i dha nje puthje te gjate, e fundit ne jeten e saj, dhe porsi nje profete qe paralajmeron te ardhmen, ajo iu qas se bijes me guxim dhe duke i folur nga thellesia e zemres, me nje ze qe i dridhej nga emocionet , i tha se bijes:’Shko, Gonxhe Gjyli, me e dashura ime, dhe Zoti qe te ka thirre, qofte gjithnje me ty. Na kujto gjithmone ne lutjet e tua dhe ne gjithmone do te lutemi per ty’.

Agia nuk mundi te nxirrte asnje fjale, ajo vetem qante dhe perqafonte dhe puthte te motren me dashuri dhe me ne fund, pas perpjekjesh te medha , arriti ti thoshte. ‘Te qofte udha e mbare motra ime, dhe na shkruaj!’ Treni u nis me nxitim, duke leshuar zhurme e avull. Duart qe u zgjaten drejt qiellit , te valevitura drejt Gonxhes dhe per te ndjelle bekimin e qiellit, qe u ndalen gjate ne ate menyre, thuajse u ngrine nga pikellimi i madh.

Agia e mbajti per dore te emen, duke ia shtrenguar ate dhe duke i thene: ‘Mos u brengos nene, Zoti do te na ndihmoje’. Ata u kthyen ne shtepi, Drania dhe Agia mbeten edhe disa dite ne Zagreb, para se te ktheheshin ne Shkup. Kthimi i tyre pa Gonxhen ishte diçka e trishtuar. Drania do ti thoshte me vone Lorenc Antonit:’Sa here ndjej nje deshire te madhe te shoh Gonxhen, e marr fotografine e saj. E shikoj, e puth, pastaj marr rruzaren dhe lutem. Sa here lutem, me duket se e kam afer , se po e ndihmoj ate dhe veten’.

Gjate udhetimit ajo kujtonte gjithnje keshillen e nenes: ‘Gonxhe e dashur, nese ben diçka, ndonje pune, ose beje mire dhe me dashuri, ose mos e bej fare!’.Kjo do ta bente vajzen te udhehiqej drejt misioneve, duke harruar vetveten, familjen e saj, per te ndjekur thirrjen e Zotit. Ne stacionin e Dublinit e priti dy motra te Rendit te Motrave te Loretos. Vetem tani Gonxhja po e shihte se sa e madhe ishte bota.

Tri pjeset e udhetimit per ne Indi, Shkup-Zagreb, Zagreb-Dublin, Dublin-Kalkute jane tre rrathe sipas biografit te saj qe percaktojne ne nje fare menyre jeten qe ndoqi. Ajo ndjenji ne Rathfarnharm afer Dublinit per gati tre muaj per te mesuar anglishten dhe po ashtu per tu njohur me jeten rregulltare ne Kuvend. Rendi i Motrave te Loretes, qe kishin misionet e veta ne Indi, ende e kane aty shtepine ame. Ajo filloi periudhen e pergatitjes, periudhen e kandidimit per tu bere murgeshe. Ne ate kohe ishte praktike qe i ndryshohej emri i vajzave ne shenje kjo per ndryshimin rrenjesor ne jeten e tyre. Gonxhes iu dha emri i Maria Terezes se Jezusit femije, kurse mikes se saj ai i Maria Magdalenes.

Emri ‘Tereza’ eshte me origjine greke, qe do te thoje gjuaj, ‘Gjuetare’ e se keqes ne bote. Ishte ende periudha e dominimit britanik ne Indi, me shume pasiguri dhe tendosje, qe ndihej ne çdo kend e qe e bente gjendjen me te rende. Madje dhe Gonxhja dhe Betilka mikja e saj hasen veshtiresi ne sigurimin e dokumenteve te nevojshme nga autoritetet britanike per udhetim. Me ne fund ccdo gje ishte e gatshme per nisje. Kjo ndodhi pikerisht me nje dhjetor 1928, kur anija ‘Marcha’ ngriti velat ne udhen e vet te gjate drejt cakut aq te deshiruar e te pritur…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...