Nga Ndue Bacaj

Në fshatin Reç të Malësisë Madhe, në një Kodër të dukshme më emrin e fisit Prelnikaj, gjendet sot ndërtesa e “braktisur”e kishës së Shën Elisë, më përmasat 36 metra e gjatë dhe 7 metra e gjerë, si dhe më lartësi dy kateshe,të cilën banoret përrreth e njohin mjaftë mirë më “emrin “ Kisha e Reçit,

e cila ka funksionuar deri në çmendurinë ateiste të komunizmit të viti 1967. Kjo Kishe mjaft e madhe për kohet nuk është thjeshtë një objekt kulti prej disa dekadash,por është një objekt besimi e qytetërimi Kristian mbi 400 vjeçar, ndonëse historia e shkruar na servire vetëm jetën rreth 350 vjeçare të kësaj kishe që i kushtohet Shën Ilisë (në fakt duhet Shën Elisë), dhe populli i thjeshtë e quan Shënllia.

(Vlen të theksohet se ndër shekuj në Malësi të Madhe e më gjerë LL më dy L‐ha dhe DH më D dhe H nuk dallohej as zyrtarisht deri në gjysmën e dytë të shekullit XX,ku gjatë shkrimeve të kohës duke i shkruar L‐hat më I‐jat filluan të lexohen si LL dhe Shën Ilia u trashëgua Shën‐Dhia. ). Reçi si emër fshati në Malësi të Madhe del për herë të parë vetëm në vitin 1485, (Defteri i regjistrimit të Sanxhakut Shkodrës përpiluar nga Pushtuesi Otoman,faqe 381),

ndërsa si mbiemër gjendet që në vitet 1416 ‐1417 ( Regjistri i kadastrës dhe koncesioneve…,përpilua nga push‐ tuesi venedikas, fleta 104/b kronologji të Toponimit Reçi…). Ndërsa Reçi si fshat më Kishë shënohet më vonë,vetëm në hartat e dy hartografëve të shekullit XVII,Cantellit (Kantelit) dhe Coronëllit (Koronëlit) të cilat përmblidhen në librin e studiuesit, Albanologut dhe diplomatit të njohur Ermanno Armao më titull: “ Vende, Kisha, Lumenj,Male e Toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore “, ku në faqet 107 –108 ndër të tjera lexojmë:

“..Në Prelnikaj gjendet Kisha e sotme e Sh’Illisë (Shën Ilisë apo Shënllisë N.B.) më shtëpinë e Famullitarit, dhe Ulnikaj kur përmendet “Riçi “ më 25 shtëpi e 163 frymë katolike. Kaq janë ende sot katoliket e

Reçit, studiuesi e bënë krahasimin më vitet e para të shekullit XX,)….Sipas një gojëdhënë të sjellë nga (studiuesi ) Hekuard (Hecquard),Reçi…është themeluar në shekullin e XVI,domethënë pas pushtimit turk …. ( më sa duket kjo është koha kur mendohet se kanë ardhur të paret e

banorëve që popullojnë ketë trevë edhe sot në fillimet e shekullit XXI, shënim i imi N.B.). Në dokumentet Arkivore të Dioqezës së Shkodrës të shekullit XVIII,sipas Dorëshkrimeve (përgatitur në librin më të njëjtin titull nga Historiania Nevila Nika) në faqen 21 e gjejmë Reçin të përfshirë në

famullin e Shkrelit. Po në këto dokumente ( në faqen 155 të librit) ndër të tjera mësojmë se Kisha e Reçit ndodhej nën juridiksionin e Famullisë Shkrelit…..dhe se Reçi numëronte 16 shtëpi katolike më 186 frymë. Dorëshkrimet e Dioqezës janë të bazuara në vizitën Baritore të vitit 1745 të Ipeshkvit të Shkodrës imzot Pal Pema Kampesi. Është interesant të theksohet se shpesh në kapërcyejt e shekujve shkruhet se Kisha e Reçit është nën juridiksionin e famullisë së Rrjollit,që kishte si Kishe famullie atë të SHELBUEMIT, ku ndonjëherë edhe kishën e Reçit e citojnë kështu…

Për Reçin dhe kishën e tij shkruan edhe Albanologu dhe studiuesi Xhuzepe Valentini (Giuseppe Valentini) në librin “ Il Diritto Delle Comunita……”

Ku në faqet 341 ‐342, sjelle shënime historike nga vitet 1416‐1417 e deri në vitet e para të shekullit XX. Gjithsesi të dhëna më të detajuara për popullsinë e Reçit gjinden veçanërisht në Defterin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 (faqe 365) ku shënohen emrat e mbiemrat e 8 kryefamiljareve dhe 2 beqareve që janë njëkohësisht po kaq shtëpia, gjithashtu në ketë Defter në faqen 381 gjinden edhe emrat e 15 familjeve të një fshati tjetër më toponimin e Reçit,por këto janë në zonën e Nënshkodrës…. Në vitin 1582 mësojmë se në Reç kishte filluar Islamizimi i popullsisë,ku në Librin e përpiluar nga

Përparime Huta më titull “FSHATI NË SANXHAKUN E SHKODRES “ në faqen 140 shënohen 9 shtëpia dhe një beqare të besimit Islam (që kishin edhe prona ) dhe 43 shtëpi e 10 beqarë të besimit Katolik. Sidoqoftë këto vite mendohet se janë ato kohë që kanë ripopulluar trojet e Reçit më para‐ardhësit e banoreve të sotëm,të ardhur nga troje të tjera vetëm shqiptare.

Një përshkrim i shekullit XIX,nga një misionar katolik,tregon se kisha e Reçit ishte famulli e administruar nga Famullia e Rrjollit… dhe në kishën e Reçit) kryenin ritet fetare edhe Lohjanët katolik…Vendndodhja e kishës (në kodër të Prelnikajve,) ishte në të vërtet magjepse…(Fulvio Kordinjano, SHQIPËRIA, Përmes veprës dhe shkrimeve te misionarit te madh italian At Domëniko Pazzi ‐1847‐1914,fq.86‐87,Vll.II.).

Kisha e Reçit ku ndodhet sot ndërtesa (në Kodrën e Prelnikajve) është një dëshmi e heshtur e jetës dhe besimit të këtyre banorëve,ku ndër shekuj ka pësuar ndërtime,rindërtime,riparime dhe transformime të cilat shpesh historianë e studiues të huaj i kanë konsideruar si ndërtime të më shumë se një kishe që njohim në. Është më vlera të shënohet se në oborrin e Kishës (së vjetër) ekziston një Foletë e madhe e moshës rreth 300 vjeçare apo më shumë, që mendojmë se është mbjell këtu

nga Kisha apo banoret e Reçit që atëherë kur u ndërtua për herë të parë ky objekt kulti këtu. Historia e Kishës së Shën Elisë apo Shënllisë sië i thonë vendasit si dhe e foletes në oborr të sajë,qarkullon tek banoret në Reç edhe sot. Kisha e re është ndërtuar pas vitit 1991, kur sistemi ateist –komunist u rrezua,por tashmë ky institucion Besimi u ndërtua në Ulnikaj, afër shtëpive të besimtareve, e jo më në Kodër, ku qëndron ndërtesa qindravjeçare më muret e saj,si monument besimi e qytetërimi që nuk duhet të lihet në mëshire e fatit…

PUBLICITET