Hoteli në Berlin nxjerr blof mediat pranë PD: Biseda për ministren Gjonaj spekulim, nuk kemi dhënë asnjë prononcim

Disa media pranë opzoitës kanë botuar sot detaje të reja sipas tyre në lidhje me rezervimin e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani.

Mediat citojnë portalin dosja.al, i cili shkruan se “ka kontaktuar me George George E.V, shefin e rezervimeve në këtë hotel ku ka mësuar se në periudhën kur Gjonaj ka shpenzuar 1900 për të fjetur ka pasur mjaft alternativa”.

“Më 6 qershor? E kush dëshiron të qëndrojë në Berlin, të gjithë janë duke marrë rreze në Bullgari, Spanjë apo Greqi. Në atë periudhë kemi pasur shumë alternative, madje edhe dhoma me 250 euro nata. Por gjithçka rezervohet sipas dëshirës së klientit” – u shpreh George, sipas këtij portali.

Ndërkohë, vetë hoteli ka nxjerrë blof mediat duke thënë se gjithçka është një spekulim për të sulmuar ministren pasi nuk kanë dhënë asnjë prononcim.

Ka qenë gazetari në Gjermani, Bedri Islami i cili kontaktoi hotelin në fjalë për të saktësuar vërtetësinë e këtij prononcimi:

“Fillimisht fola me frau Marija në reservim, e cila nuk kishte dijeni.

Ajo më lidhi me zonjen Hajn, pergjegjese e reservimeve qe me tha se nje bisede e tille eshte e pamundur te jete bere nga i ngarkuari yne Georg Georg V. Nje gje e tille nuk mund te ndodhe.
Eshte spekullim permes pyetjeve” – shkruan Islami për Dita.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...