Befason Grida Duma, flet për qëllimin e saj në politikë, “thumbon” edhe Bashën

Ish deputetja e PD-së, Grida Duma konsideron mungesën e garës si një ndër problemet më serioze në Shqipëri.

 

“Mungon gara reale në shkolla, mungon gara në administratë, gare për një vend pune, mungon gara e ndershme mes bizneseve, mungon gara për tu rritur në një vend pune, mungon gara e mendimeve në politikë, mungon dhe gara reale me zgjedhje të lira mes partive dhe brenda partive politike…. një mungesë meritokracie që prodhon mediokritet dhe ndalon zhvillimin e shoqërisë përveçse pamundëson rritjen e individit të spikatur, te formuar!

 

Kur mungon gara s’ka pse të përpiqesh , dhe pastaj fajësojnë shqiptarët pse nuk përpiqen, për çfarë të përpiqen….?!”, tha Duman ë emisionin “Treshat”.

 

E Pyetur çfarë qëllimi ka në politikë ajo përgjigjet:

​Kam vetëm një qëllim në politikë jo një post, jo një status, por të bëjmë të mundur të fitojë grupi, shoqëria dhe Shqipëria, duke shtruar rrugën për më të aftët dhe duke bërë rregulluar që të mos fitojë vetëm njëri! Të zhdukim kulturën e njëshit, “unë jap unë marr unë vë unë heq” kjo e ka shkatërruar atë vend plotësisht. Grupi, njerëz të rinj që marrin përgjegjësi dhe bashkëpunojnë.

 

– ​E Pyetur çfarë defekti i njeh vetes Duma thotë:

Shpesh i jap më shumë kohë se duhet gjerave që të ndodhin, edhe kur e di mirë se si do të ndodhin sërish i lë kohën të tjerëve megjithëse mund edhe të mos pres të vërtetohem.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...