Thethi – destinacion i pëlqyer në çdo stinë të vitit

Të paktë mund të jenë ata shqiptarë, të cilët nuk kanë dëgjuar për Bjeshkët e Namura. Bukuritë natyrore në Parkun e Thethit janë ndër më të rrallet që mund të shohësh në vendin tonë.

Majat e Alpeve që shkëlqejnë prej rrezeve të diellit, pyjet e dendur të pishave, lulet e ndryshme dhe lumi i Thethit, e bëjnë fshatin e vogël me të njëjtin emër, një qendër te vërtetë të pasurisë natyrore dhe jo vetëm.

Thethi është një nga pikat turistike malore më të njohura në Shqipëri. Në mes të Bjeshkëve të Namura dhe pjesë e Parkut të Paqes, peizazhet natyrore por edhe mikpritja e njerëzve në këtë vend, tërheqin mijëra turist vendas e të huaj.

Turistet e parë në Theth vijnë që në orët e para të mëngjesit. Grupe të organizuara nisen drejt shtegut të majave të Ballkanit. Pjesë e tyre janë edhe dy zviceranet Sibly dhe Fritz.

“ Shqipërinë e zbuluam nëpërmjet një reviste. Kemi 4 ditë që qendrojme në Theth. Na pëlqen shumë thjeshtësia e këtij vendi dhe tani do të ndjekim rrugën për në majat e Ballkanit, shtegun drejt Valbonës. Njerëzit janë shumë të përzemërt”, shprehet Sibly.

Por ka edhe nga ata të cilët janë rikthyer serish në Theth. Hungarezët Adam dhe Laslu, të apasionuar pas motoçikletave thonë se do të rikthen sërish.

“Kemi udhëtuar mes Serbisë, Malit të Zi dhe tashmë jemi këtu, në këtë vend të mrekullueshëm. Është hera e dytë që e vizitoj Shqipërinë dhe mikpritja është fantastike. Askush nuk e di se sa e mrekullueshme është mikpritja shqiptare, por ju kam thënë të gjithëve se është më e mira në Europë. Do të kthehem sëerish, bashke me miqtë e mi këtë herë”, rrëfejnë ata.

E ndërsa në Theth, shtëpitë tradicionale janë duke u pakësuar shpejt, pasi vendin e tyre po e zënë bujtinat, ka edhe nga banorë të cilët përpiqen të ruajnë historinë e të parëve.

“Kjo është shtëpia e babës tim dhe është ndërtuar përpara 168 viteve. Jam munduar që të ruaj strukturën që ka pasur shtëpia më përpara”, shprehet Mark Zef Kaceku, banor i Thethit.

Por Thethi nuk ka vetëm bukurinë e natyrës. Muzeu etnografik i Dukagjinit, i ndërtuar në një shtëpi tipike të fshatit, është një prej objekteve që patjetër duhen vizituar.

“Këtu ka qenë votra ku gatuhej buka, ndizej zjarri dhe rrinin njerëzit. Zakonisht i pari i shtëpisë rrinte pranë zjarrit” , shprehet Zef Bardhi, studiues i entografisë.

Vizitorët nuk mungojnë as në kishën e vetme të Thethit, një ndër pikat me të njohura te fshatit të vogël malor.

Kjo kishë është një nga ndërtesat më të vjetra të Thethit. Ajo ka rezistuar 300 vite, ndërkohe qe ka patur funksione jo vetëm si kishë, por edhe si shkollë e maternitet

‘Është djegur dy herë nga zjarri dhe është ndërtuar sërish nga thethianët. Herën e tretë e dogji komunizmi”, thotë, Gjergj Harusha, kujdestar i kishës.

Përballë kishës qëndron Kulla e Ngujimit, e cila është një ndër të paktat që është ruajtur prej qindra vitesh.

“Kjo kullë ka 4 shekuj që është ndërtuar. Ka funksionuar si për pajtimin e gjaqeve. Ka një shekull që nuk funksionin sepse nuk ekziston më kanuni i Lekë Dukagjinit”,. Thotë Sokol Koçeku ,trashëgimtar i Kullës së Ngujimit.

Por edhe pse ajo mban emrin Kulla e Ngujimit, ne të vërtetë kjo godine ka shërbyer për pajtimin e gjaqeve.

“Quhet kështu sepse nuk dihej nesh gjaqet do të pajtoheshin dot apo jo. Kjo kullë ka qenë si një gjykatë, që as lejohen të gjithë e as dënohen të gjithë”, rrëfen koçeku.

Nga Thethi, nuk mund te largohesh pa dëgjuar edhe tingujt e parë të muzikës në një kohë kur instrumentet nuk ekzistonin. Por si vegël muzikore përdorej një gjethe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...