Përse nuk duhet të shkoni në spital pasdite

Ekziston një ide, që përreth orëve të pasdites nuk duhet të shkoni në spital. Bëhet fjalë kur vizitat janë të planifikuara, jo kur ka raste urgjence, që nuk ke mundësi të zgjedhësh. Ja përse disa ekspertë këshillojnë që t’i shmangni këto orare për të shkuar në spital.

E para sepse, ora 14:00-15:00, pasdreke është një kohë e lodhshme për të gjithë. Këtu nuk bëjnë përjashtim as mjekët e as infermieret. Ndaj nuk do të merrni shërbimin më të mirë të mundshëm.

Sipas një studimi ku u morën në hulumtim 90.000 raste, mjekët gabonin më shumë gjatë pasdites. Probabiliteti për të bërë një gabim në orët e mëngjesit ishte 1% ndërsa pasdite 4%. Studiuesit e justifikuan këtë rezultat, me arsyen se pas disa orëve punë kjo është koha kur mjekëve i bie vigjilenca.

Një arsye tjetër është edhe ndërrimi i mjekëve. Ju nuk do të keni vizitat nga i njëjti mjek, pasi ora 15:00 është turni i dyte, por nga një mjekë të ndryshëm.

Pastërtia. Në mëngjes spitali dhe pajisjet janë të gjitha të sterilizuara, ndërsa pasdite ka gjasa që te këtë më shumë mikrobe përreth. Ju kemi dhënë mjaftueshëm arsye për të mos shkuar në orët e pasdites në spital, ndaj merreni në konsideratë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...