Fitoi lotarinë amerikane dhe u ndalua sapo doli nga ambasada, merret vendimi për shkodranin

“Arrest në burg” caktoi Gjykata e Tiranës për 41-vjeçarin e vënë në pranga disa ditë më parë pranë ambasadës amerikane, pasi rezultoi se kishte mashtruar me diplomën e gjimnazit.

Agron Selmani rezulton të jetë fitues i lotarisë amerikane dhe në dokumentet e paraqitura pranë ambasadës për procedurat e mëtejshme, ka paraqitur edhe një diplomë, e cila rezulton të mos jetë e vërtetë. Selmani u përball dje me akuzat e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve shkollore, ndërsa Gjykata vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve. Vendimi pritet të apelohet nga i dyshuari në Shkallën e Dytë, për të kërkuar një masë më të butë gjatë hetimeve paraprake, që do të kryejë Prokuroria.

Gjatë seancës së djeshme, përfaqësuesi i Akuzës së kryeqytetit, pas parashtrimit të rrethanave dhe provave, i kërkoi Gjykatës të vlerësojë të ligjshëm arrestimin dhe lënien e tij në burg deri në përfundim të hetimeve.

Kështu, lumturia e përzgjedhjes si fitues i lotarisë amerikane zgjati shumë pak për një 41-vjeçarin nga Shkodra. Në vend që të ishte duke bërë përgatitjet për të realizuar udhëtimin e ëndrrave, tashmë do t’i duhet të përgatitet të japë shpjegime para Gjykatës, si i dyshuar për falsifikim dokumentesh.

HETIMET

Ka qenë Shërbimi Diplomatik i Sigurisë, degë policore e Departamentit Amerikan, që ka bërë kallëzimin në Polici dhe kjo e fundit, më pas, ka bërë ndërhyrjen dhe arrestimin e 41-vjeçarit pranë ambasadës amerikane në Shqipëri. Materialet hetimore të siguruara nga verifikimet e ambasadës janë administruar nga Prokuroria e Tiranës, e cila është duke kryer hetime të tjera për rastin.

Sipas burimeve, ambasada e ShBA-ve, nga kontrollet e kryera për Selmanin, në funksion të lotarisë amerikane, ka konstatuar se në dokumentet që ka dorëzuar është edhe një diplomë e shkollës së mesme, që supozohej ta kishte marrë në gjimnazin “Jordan Misja” në Shkodër.

Nga verifikimet, mësohet se i dyshuari nuk ka qenë asnjëherë i regjistruar në këtë shkollë dhe për pasojë diploma ishte false. Prokuroria është duke hetuar edhe për persona që kanë bashkëpunuar në sigurimin e dokumentit fals, që ndonëse i dorëzuar nga vetë ai, i prish punë 41-vjeçarit.

Ky i fundit u arrestua nga forcat “Shqiponja” gjatë momentit që kishte shkuar për intervistë pranë zyrave të ambasadës. Në SHBA, mashtrimi me vizat dhe falsifikimi konsiderohet si një krim i rëndë. Edhe në Shqipëri konsiderohet si vepër penale dhe mund të dënohet me gjobë e deri në 4 vite burg.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...