Do të mjaftonte një “vizitë” në profilin në Instagram të këngëtares Zaimina Vajsari, për të kuptuar që vajza e saj Khloe është qendra e botës për të dhe Klodian Asllani.

Mirëpo nëse për Zaiminën kjo është eksperienca e parë e mëmësisë, Klodi është bekuar edhe më parë me dy vajza: Jennifer-in dhe Kristelin, të cilat ndryshe nga ç’mund të mendoni kanë një marrëdhënie shumë të mirë, me ”njerkën” e tyre.

Ish-këngëtarja tashmë e shndërruar në sipërmarrëse, prezantoi Krishtlindjen e shkuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale me dy motrat e së bijës, të cilat edhe pse jetojnë në Itali me nënën e tyre, janë gjithmonë të pranishme në jetën e babait të tyre, e sigurisht edhe Zaiminës. Së fundmi Kristel ka festuar 14 vjetorin e lindjes dhe Zaimina ka ndarë me ndjekësit pamje nga festa gjigante e ditëlindjes së vajzës së dytë të partnerit.

“Princesha e mbrëmjes” shkruan ajo në një nga videot në Instastory, duke treguar edhe një herë se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëra-tjetrën.