Prej disa javësh, tatimet dhe institucionet e tjera kanë zbarkuar në tregun e karburanteve për kontrollet e cilësisë dhe pagesës së taksave. Një nismë që sipas shtetit synon ta vendosë këtë sektor në shinat e rregullsisë,

teksa qytetarët ndihen të pasigurt për produktin që marrin kundrejt një çmimi që aktualisht për litër është ndër më të lartit në Europë.

“Unë nuk kam besim, cilësia e karburantit është shumë e keqe, boll të shkosh jashtë”, thotë një qytetar.

Sipas një investigimi mbi cilësinë e karburanteve në vend nga Qendra për Gazetari Cilësore, rezultoi se mostrat e produktit të shitur në vend ishin ndjeshëm më të dobëta se vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia.

Inspektorati: Tregu i kontrolluar dhe me standarde

Përkundrejt akuzave të qytetarëve, institucionet shtetërore, ato që janë përgjegjëse për garantimin e cilësisë së naftës që hidhet sot në treg japin siguri.