Ja si do te jete moti gjate diteve te para te shtatorit, na habiti te gjitheve

Mesa duket temperaturave të larta, erërave të nxehta dhe vapës ekstreme do t’i vijë fundi.

Sipas sinoptikanes Adiola Bani, temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë pas datës 25 gusht.

Por, një gjë e tillë nuk do të ndodhë me muajin shtator. 10-ditëshi i parë i shtatorit do të jetë i nxehtë dhe me temperatura mbi vlera normale.

Ajo u shpreh:

Këto janë ditët e fundit me temperatura të larta për vendin tonë, sepse parashikohet që pas datës 25 gusht të kemi një freskim të lehtë, duke bërë që temperaturat gjatë fundit të muajit të jenë afër vlerave normale klimatike të gushtit. Fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit do të sjellin një ulje temperaturave, që do vijë si pasojë e vranësirave në gjithë vendin.

Por, prania e shirave do të jetë e paktë dhe e përkohshëm, nuk do të jenë shira të vazhdueshëm dhe të shtrirë në gjithë territorin, do të jenë të pakët.

Parashikohet që kryesisht 10-ditëshi i parë i muajit shtator të jetë i nxehtë dhe me temperatura të larta, më të larta se vlera normale klimatike. Gjatë muajit shtator do të ketë shumë ditë me diell, ndaj dhe pushuesit do të kenë mundësi të shijojnë dhe plazhin

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...