Bukë me krimba, mish qeni dhe ujë me vajgur! Dëshmitë rrëqethëse të viktimave të komunizmit

TEPELENË-Marta Nikolli, ishte vetëm 10 vjeçe kur erdhi për herë të parë në kampin famëkeq të Tepelenës, në vitin 1950 prej Spacit të Mirditës.

Për Report TV, në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, ajo rrëfen se trajtimi në këtë kamp ka qenë tërësisht çnjerëzor, pasi buka ishte me krimba, uji me vajgur dhe shumë vuajtje të tjera të cilat shkaktuan vdekjen e qindra personave, përfshirë edhe motrën dhe vëllanë e saj.

“Jetë më të keqe nuk ka më. Buka ka qenë me krimba, gjella me krimba, uji me vajguri. Më keq nuk ka ku ta çoj më. Më ka vdekur gjyshja këtu. E kanë varrosur me një vend dhe pas tre javëve e kanë nxjerrë nga aty dhe e kanë çuar tek bregu i lumit. Aty e ka marr rrjedha dhe nuk u mor vesh më gjë për të”, tha ajo.

Po të njëjtat dëshmi japin edhe dy pjesëtar të tjerë të kampit, të cilët rrëfejnë se iu është servirur nga “xhelatët” e kampit edhe mishi qeni që ta konsumonin me detyrim.
“Kemi vuajtur për të ngrënë. Më ka thëna nana se unë isha i vogël se edhe mish qeni na fusnin në gjellë. Sa arrihej të vdisnin 30 fëmijë brenda natës.

Unë kam pas ardhur me nënë, katër vëllezërit dhe motrën. Motra nuk pranonte të hante ushqimin pasi ishe me krimba dhe vdiq”, tha Marku.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Cika, ka vënë theksin tek harresa që pushteti vendor u ka bërë viktimave të komunizmit, aq sa nuk kanë bërë as rregullimin e pllakës përkujtimore që është thyer.
“Ky është një vend i shenjtë dhe mendojmë ta bëjmë edhe më të shenjtë. Ta marrin vesh të gjithë se çfarë është.

Vijmë çdo vit e përkujtojmë. Kam një vërejtje për autoritetet lokale pasi është thyer pllaka përkujtimore. Kjo duhet të marrë fund. Nuk kanë lënë kriminel pa shpallur qytetarë nderi. Pritet të shpallin edhe kryetarin e këtij kampi qytetar nderi. Duhet të ndahet mendja o me viktimat ose me xhelatët, pasi me të dyja nuk bëhet”, tha Cika.

Në kampin e Tepelenës u internuan mbi 3 mijë persona, nga ku humbën jetën mbi 500 të pafajshëm që nga foshnjat, fëmijët, gratë, burrat e të moshuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...