Pa petale trëndafili dhe darkë romatike, ky është propozimi për martesë që bëri xhiron e internetit

Propozimi për martesë i një të riu është komentuar nga njerëz me qëndrime të ndryshme. Mënyra e pazakontë që ai kishte zgjedhur ka tërhequr vëmendjen e disa personave, që kanë shprehur mendimet e tyre në grupin e krijuar në “Facebook”.

Në fotografinë e shpërndarë në internet nga vetë protagonisti i kësaj historie, shihen katër feta bukë mbi të cilat është shkruar në anglisht “Unë të dua. Do të martohesh me mua”. Mes komenteve që e pasuan, dikush u shpreh “Çfarë do ai? Bukë? Mustardë? Kam nevojë të di përgjigjen.

Postimi mori rreth 2000 komente dhe pëlqime, me ndjekës të çuditur dhe kritikë, e nga ana tjetër me dashamirës që e pëlqyen këtë ide origjinale duke supozuar se ky lloj propozimi mund të ketë tjetër kuptim nga ç’duket.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...