Aksident i rëndë/ Kamioni pa frena merr përpara 9 makina, disa të plagosur…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’ ka shkaktuar një aksident masiv në të cilin janë përfshirë 9 makina dhe janë lënduar 3 persona.

Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e një defekti të kamionit të kompanisë ‘Pastrimi’, që ka bërë ta humbasë kontrollin dhe të dalë në trasenë e kundërt duke goditur makinat që po lëviznin.

Të aksidentuarit po trajtohen në QKUK dhe janë jashtë rrezikut, ndërkohë Policia e Kosovës po merret me hetimin e rastit.

Ndërkohë kanë dalë edhe fotografitë e para të cilat janë shkrepur menjëherë pasi ka ndodhur aksidenti, ku shihet një person i lënduar i shtrirë në pjesën ndarëse të rrugës teksa merr ndihmën e parë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...