Kushdo që ka shkuar ka vizituar Thethin, një nga zonat më fantastike të veriut, është shqetësuar për rrugën e keqe por duket se makthi do të marrë fund.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë banorët e Thethit, të cilët qëndrojnë gjatë gjithë dimrit të bllokuar, për shkak të rrugës skandaloze.
Lidhur me këtë, Rama njofton se do të nisë javën e ardhshme rindërtimi i Rrugës së Thethit. Kreu i qeverisë publikon videon e projektit në “Facebook”, ndërsa shton se do jetë një transformim në funksion të zhvillimit të integruar të Qarkut Shkodër. “JAVEN E ARDHSHME… nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës. #ShqipëriaqëDuam”, shkruan Rama.
Theth është një nga pikat më turistike të Shqipërisë e cila ka edhe një interes tepër të madh nga vizitorë të dnryshëm shqiptarë dhe të huaj por ajo që prej shumë vitesh ka qënë një problem i pazgjidhur ka qënë rruga e amortizuar në ekstrem nga ku kanë ndodhur edhe aksidente të ndryshme.
Duket se tashmë ky shqetësim i shumë kujt që ka vizituar Thethin pak nga pak do të jetë një problem i së shkuarës por deri në momentin që punimet të nisin e përfundojnë mbetet vetëm të presim dhe shpresojmë që apelet për ndihmë që janë bërë vazhdimisht nga të gjithë të bëhen realitet