Prefekti i Shkodrës Çesk Millja shkresë Ilir Metës

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kreut të Shtetit, Ilir Meta,

përmes së cilës e vë në dijeni për konstituimin e këshillit bashkiak dhe për mbledhjen e parë të tij, mbledhje kjo e cila u zhvillua në ambientet e Bibliotekës së Universiteti “Luigj Gurakuqi” me 19 gusht.

“BalkanWeb” ka siguruar letrën që prefekti Millja i ka dërguar Presidentit të Republikës. Ai mes tjerash sqaron presidentin për zgjedhjen e kryetares së këshillit dhe për vendin vakant të kryetarit, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pas publikimeve të dokumenteve nga Partia Demokratike.

Sipas selisë blu, Valdrin Pjetri rezulton i dënuar për trafik droge në Itali. Në letrën dërguar Metës, Prefekti thotë se dorëheqja e Pjetrit është paraqitur në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak në Shkodër dhe zyrtarisht tregon se posti i kryetarit të bashkisë Shkodër është vakant.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...