Disa kafshë, ku përfshihen gjitarët i ushqejnë të vegjlit e tyre me gji. Por, një ngjarje e rrallë është filmuar mes një qeni dhe një maceje.

 

Në një video të shpërndarë nga redaksia e JOQ në rrjete sociale shfaqet një qen, i cili ushqen me gji një mace.

 

Ngjarja e çuditshme është filmuar në Korçë. Qeni qëndron pa lëvizur fare ndërsa macja e vogël ushqehet me qumësht.

 

Emocionuese të shohësh se si kafshët e kanë instsiktin e dhëmbshurisë, në disa raste më shumë se njerëzit!