Gjatë intervistës së kësaj mbrëmje në televizionin Syri ku i ftuar ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhi një incident me një nga kameramanët e studios.

 

Ndërkohë që po zhvillohej intervista mes Bashës dhe gazetarit Cim Peka, në një moment u rrëzua një objekt në studio.

 

Mësohet se një nga operatorët e studios nuk është ndjerë mirë e për pasojë ka humbur ndjenjat. Në ato caste transmetimi u ndërpre, për të nisur vetëm pak momente më vonë duke vijuar rrjedhën normale të intervistës.