Angela Martini duket se e ka lënë modelingun menjanë dhe i është fokusuar të shkruarit. Një shkrimtare, modelja me famë ndërkombëtare ka vendosur të pasqyrojë jetën e vështirë dhe peripecitë që kanë kaluar për t’u bërë këta që janë sot.

 

Pyetur nga revista“Viva Glamm Magazine” se çfarë mësimi do të nxjerrin gratë nga libri i Angela Martinit, modelja ka rrëfyer historinë e vështirë të nënës së saj.

 

“Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri, pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo është duke luftuar me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj dhe kishte 2 martesa të dështuara.

 

Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës së saj, merr një pagë të madhe dhe përfundimisht shpërblehet me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë! A mund të gjeni justifikim tani për të punuar për ëndrrat tuaja?” – është shprehur Angela Martini.

Modelja ka treguar se libri që në qendër ka njerëzit e saj të ngushtë do të publikohet në muajin tetor.