Moderatorja, Rudina Magjistari është mjaft e dashur për publikun e gjerë. Ajo ka vendosur që jetën e saj private ta mbajë sa më të rezervuar dhe publikimet e saj mbi vajzën dhe bashkëshortin janë të rralla. Mjaft e kujdesshme, Rudina publikon vetëm imazhin e saj, duke na lënë gjithnjë kuriozë për portretin e vajzës.

 

Megjithatë kësaj fotoje duket se Rudina Magjistari nuk i ka rezistuar dot. Në perëndimin e diellit, Mia në krahët e babait pozon bukur. Një foto e ëmbël që përcjell dashuri. Duket se moderatorja ka zgjedhur plazhin në Hamallë të Durrësit për të kaluar pushimet verore.

Rudina Magjistari prej kohësh është e martuar me boksierin me origjinë nga Kosova, Xhavit Bajrami, dhe bashkë kanë frytin e tyre të dashurisë, Mian, që për pak mbush katër vjeçe. Ata bëjnë nëntë vite bashkë dhe duket se dashuria bëhet gjithnjë e më e fortë.